"Saba Bellça": S'na thirrin me i pastru rrugët
Lokale

"Saba Bellça": S'na thirrin me i pastru rrugët

07.Jan.2015 17:55
0

Situata e krijuar nga mos pastrimi i borës në rrugët e komunave Bujanoc e Preshevë, sipas kompanisë së kontraktuar, përgjegjësinë duhet ta mbajnë vet komunat, pasi të njëjtat nuk ftojnë për të hapur rrugët nga bora.

Komunat Bujanoc e Preshevë të cilat kanë firmosur kontratën me kompaninë “Saba Bellça” nga Presheva për pastrimin e rrugëve nga bora gjatë këtij sezoni dimëror, sipas zyrtarëve të kompanisë preshevare, janë pikërisht zyrtarët e këtyre komunave që nuk ftojnë në pastrimin e rrugëve.

I kontaktuar nga gazetari i portalit informativ Titulli.com, përfaqësuesi i kompanisë “Saba Bellça”, Valon Etemi, ka mohuar mos daljen në terren për të mirëmbajt rrugët.

“Nuk është e vërtetë, në ato vende që na kanë thirr ne kemi dalë, aj është dashtë para se mu kriju kjo situatë me na thirr me dalë në terren edhe me pastru rrugën, mi mirëmbajt para kohe”, shprehet Etemi.

Duke folur për situatën në Komunë të Bujanocit, Valon Etemi tha se ka njoftuar drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti se para Vitit të Ri do të ketë reshje dhe acar, mirëpo ky i fundit i ka thënë të lihet ashtu se do të shkrihet.

“I kam lajmëruar, kam informuar drejtorin edhe para Vitit të Ri se kisha marr informacione nga shtabet e jashtëzakonshme si dhe ministria se do të ketë reshje të dendura të borës, na ka thënë leje se shkrihet”, shprehet për Titullin, përfaqësuesi i kompanisë “Saba Bellça”, Valon Etemi.

“Nuk mundesh t’i brenda ditës me i pastru, bora ka ra që një javë deri në dhjetë ditë, kanë thirr vetëm dy tri herë, cit aty kripë, ati mos cit. Rrugët duhen me u mirëmbajt, ato janë në shërbim të qytetarit, është gabim i atij dhe jo i joni”, thotë Etemi.

Ndërsa sa i përket angazhimit të ndërmarrjes “Komunalia” për pastrimin e rrugëve, sipas “Saba Bellçës” është e jashtëligjshme.

“ ‘Komunalin’ nuk ka të drejta me angazhu. E ka angazhu para një jave tu pas na gredera, katër gredera rrinë aty, dy janë të paraparë për Bujanoc, një në Vranjë e një në Preshevë, nuk thirr, në vend të saj e thirr grejderin e “Komunalisë”, është jashtë ligjit, jashtë krejtve”, sqaron Etemi.

Ai thotë se i kompania e tij që ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve në Bujanoc, Preshevë e Vranjë, disponon të gjitha çka kërkohen, duke filluar me kripën, gurët, makinat, ndërsa personeli nga komuna vetëm i mbetet të na ftojë me dal në aksion.

“Komunat kanë njerëzit e caktuar të cilët dalin në terren e shohin situatën dhe na ftojnë për intervenim, mirëpo ata nuk na ftojnë sa ka nevojë që të pastrohen rrugët”, nënvizon Etemi.

“Dje na kanë thirr, edhe sot ka Prohor Pçinjski na kanë urdhëru. Nuk ka arsye pse mos me i pastru”. 

Kompania “Saba Bellça”, e kontraktuar për pastrimin e rrugëve nga bora edhe në komunë të Preshevës, pohon se në situatë edhe më të rëndë janë rrugët në këtë komunë.

“Edhe në Preshevë është i njëjti problem, Në Bujanoc kanë thirr pak, këtu në Preshevë nuk ka interesim”, shton Etemi.

Ai sqaron se kompania nga Presheva mirëmban rrugët edhe në Vranjë, mirëpo për dallim nga komunat Bujanoc e Preshevë, gjendja atje është shumë  e mirë, pasi ka intervenim 24 orë.

Gjatë ditës së martë, drejtori i Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc, Agim Haliti, deklaroi se mos intervenimi me kohë i kompanisë së kontraktuar ka detyruar që të angazhojë edhe ndërmarrjen publike “Komualia” për të pastruar rrugët nga bora.

Sipas kontratës, kompania e kontraktuar duhet të ftohet nga personat e caktuar nga ndërmarrjet publike për të dalë në terren dhe pastruar rrugët. Në këtë rast “Saba Bellça” nuk ka të drejtë të marrë aksion për pastrimin e rrugëve pa marrë urdhër nga drejtorati.

Kontrata është e tillë, sa intervenime bëhen, aq edhe paguhet kompania që mirëmban rrugët. /Titulli.com/

Pas 22 vjet qëndrimi, shqiptari nga Lugina dëbohet nga Zvicra
Pas Gjilanit, zyre për Luginën edhe në Prishtinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration